Publikohet Libri i abstrakteve: pjesëmarrës 102 autorë nga 26 universitete të botës

4 Shtator 2024


Është publikuar Libri i abstrakteve i konferencës shkencore ndërkombëtare të Kolegjit AAB, në të cilin janë përfshirë kontributet e 102 autorëve nga 9 vende të ndryshme të botës të cilët vijnë nga 26 universitete dhe institucione shkencore.

Folës kryesor në këtë konferencë me titull “Siguria, paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm në botën e trazuar”, do të jetë profesori i njohur edhe në Kosovë e rajon, Edwrad Joseph, nga Universiteti John Hopkins i Shteteve të Bashkuara.

Në këtë konferencë do të prezantohen 75 hulumtime shkencore që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në botë në sferën e sigurisë, paqes, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, administrimit publik etj., nga autorë të cilët vijnë nga: San Francisco State University, University of California, John Hopkins University, L’Ecole Normale Supérieure de Bouzaréah, University of Szeged, Kerala University, Universiteti i Sarajevës, i Tiranës, Durrësit, Texas Woman’s University, Jamia Jalaliyya, Adekunle Ajasin University, Kolegji AAB etj. Konferenca do të mbahet më 12 shtator në Kolegjin AAB, duke filluar nga ora 13:00.

Share: