Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion në bashkëpunim me Zyrën e Projekteve në Kolegjin AAB, kanë nisur zhvillimin e trajnimit fillestar “Planifikimi i Projekteve”.
Në ditën e parë të këtij trajnimi pjesëmarrësit u informuan nga drejtoresha e Zyrës së Projekteve Ilirjana Geci, për projektin dhe fazat e tij, duke filluar nga inicimi/racionalizimi i projektit ,qëllimi dhe objektivat e projektit, përcaktimi i aktiviteteve dhe kohështrirja, target grupi dhe palët e interesit, përpilimi i rezultateve të pritura etj.
Pjesëmarrësit gjithashtu patën rastin që përmes punës në grupe të përpilojnë racionalizimin e projektit, përpilimin e qëllimeve dhe objektivave kryesore të projektit si dhe përcaktimin e aktiviteteve dhe kohështrirjes.
Në fund të ditës së parë të trajnimit u bë edhe përmbledhja që përfshinte përpilimin e rezultateve të pritura nga puna në grupe.
Trajnimi do vazhdoj për ditën e dytë me radhë me 5 nëntor 2024.