QAP’i zhvillon trajnimet në kuadër të Programit Veror 2025

1 Korrik 2025

Qendra për Avancimin Profesional dhe Inovacion, në kuadër të Programit Veror 2025 ka zhvilluar një sërë trajnimesh profesionale për zhvillimin e stafit akademik të Kolegjit AAB.

Këto trajnime kanë për synim të ofrojnë mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve në mësimdhënie, kërkim shkencor, teknologji në arsim dhe zhvillim profesional në përputhje me trended bashkëkohore në arsimin e lartë.

Iniciativa të tilla dëshmojnë përkushtimin e AAB’së për të ndërtuar një ambient akademik dinamik dhe në hap me zhvillimet e fundit në arsim.

Share: