Qendra e Karrierës organizon pako të trajnimeve për zhvillimin e shkathtësive te studentët

8 Shkurt 2024

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB organizon pako të trajnimeve të cilat janë të nevojshme për studentët që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në trajnime të caktuara, të cilat planifikohen të mbahen gjatë semestrit veror.

Trajnimet që ofrohen janë:

– MS Word dhe MS Excel i avancuar

– Kontabilitet aplikativ

– Kurs i Gjuhës Angleze

Mënyra e aplikimit është përmes linkut: https://qendraperkarriere.aab-edu.net/ duke përzgjedhur njërin nga trajnimet apo kursin që dëshironi të mbani.

Këto trajnime do të organizohen në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Ekonomik dhe Gjuhëve të Huaja.

Afati i fundit për aplikim është 16 shkurt 2024. Për çdo paqartësi apo informata shtesë, mund të na kontaktoni përmes emailit: [email protected] 

Share: