Qendra Europiane dhe Rrjeti për Shtetin e së Drejtës së Ambasadës Holandeze organizuan trajnim për studentët e Fakultetit të Administratës Publike, me temën: Standardet e gjykatës së Strasburgut në shoqëritë në zhvillim: kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës, me ligjerues Prof. Dr. Mentor Borovci. Në këtë trajnim, studentët patën mundësi të zgjerojnë dhe përmirësojnë njohuritë e tyre mbi Standardet Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Studentët ishin mjaft të interesuar për të qenë pjesë e këtij trajnimi, të cilin e konsideruan të rëndësishëm për arritje të tyre profesionale, dhe njëherësh ata edhe u certifikuan për trajnimin e bërë.