Misioni

Qendra ofron shërbime të certifikuara të aftësimit dhe përkrahjes profesionale për personelin akademik dhe administrativ në AAB (përfshirë BSK dhe institucionet tjera vartëse të AAB) dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë në Kosovë në funksion të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies, hulumtimit dhe të menaxhimit institucional.