Realizohen trajnimet për studentët nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI)

8 Korrik 2024

Studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Shkencave Sociale, në numër të madh kanë ndjekur trajnimet e organizuara së fundmi në bashkëpunim me Qendrën për Aftësim Profesional dhe Inovacion.

Këto trajnime janë realizuar në disa tematika si: Vëzhgimi dhe dokumentimi në fëmijërinë e hershme – prof. Violeta Buza; Korniza e Kurrikulës së Kosovës – programi parafillor – prof. Diana Qarkaxhija; Zbatimi i Qasjes Reggio Emilia – praktikat më të suksesshme – Mevlude Murtezi.

Pjesëmarrja në trajnime shërben në profesionalizmin e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Share: