Realizohet prezantimi final i projektit studentor “Sistemi i menaxhimit të stokut përmes QR code”

6 Maj 2025

Është realizuar prezantimi final i projektit studentor i udhëhequr nga studentja Elonë Haxhaj, me anëtarët Anjeza Veselaj, Anton Azizi dhe Vullnet Polloshka, nën mentorimin e profesorit Engin Melekoglu dhe monitorimin e Zyrës për Projekte në Kolegjin AAB.

Ky projekt që ka për fokus menaxhimin dhe gjurmimin e stokut në mënyrë më efikase përmes skanimit të QR kodeve, është vlerësuar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija.

Ai shtoi se studentët kanë bërë punë të palodhshme deri në finalizimin e projektit dhe rezultatet tanimë janë të dukshme.

Mentori i projektit Engin Melekoglu, tha se deri në realizimin e projektit pati faza të ndryshme shpesh edhe sfiduese për studentët, por kjo shërben në avantazhin e tyre dhe ngritjen e profesionalizmit.

Zyrtarja nga Zyra e Projekteve Arta Musollaj, riafirmoi mbështetjen nga kjo zyrë për projektet studentore, ndërsa falënderoi studentët për vullnetin dhe dëshirën që të jenë pjesë e këtyre nismave nga AAB.

Share: