Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetit të Kroacisë, Ambasada e Kroacisë në Prishtinë organizoi një pritje solemne ku morën pjesë personalitete të larta shtetërore dhe diplomatike.
🇽🇰🇭🇷 Kolegji AAB u përfaqësua nga Rektori Blerim Olluri dhe Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare Venera Llunji, duke theksuar edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë mes AAB-së dhe Ambasadës së Kroacisë në fushat e arsimit, kulturës dhe artit.
Kolegji AAB mbetet i përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovimin e vlerave të bashkëpunimit ndërinstitucional.