Rektori dhe stafi akademik i universitetit Constantin Stere nga Moldavia vizitojnë Kolegjin AAB

8 Maj 2024

Prof. Dr. Gheorghe Avornic, rektor i universitetit Constantin Stere – USPEE në Moldavi, bashkë me profesorët e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik kanë zhvilluar dje vizitë në Kolegjin AAB.

Ata janë mirëpritur nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare Venera Llunji dhe profesorët Jeton Kelmendi, Ardian Sallauka.

Gjatë vizitës të pranishmit u njoftuan me historikun e zhvillimit të Kolegjit AAB ndër vite, me programet studimore që ofrohen, aktivitetet e përditshme që organizohen, qasjen ndaj studentëve dhe stafit, infrastrukturën etj.

Me rastin e kësaj vizite palët u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, si dhe aplikimin në projekte të përbashkëta të programit Erasmus+.

Prorektorja Venera Llunji ftoi mysafirët që të jenë pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB, e cila fillon nga data 13 maj por edhe për aktivitete e ligjërata me studentët.

Share: