Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri pranon dhuratë të veçantë nga studentja Fitesa Asllani Ibrahimi

8 Prill 2025

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, ka pranuar një dhuratë të  veçantë nga studentja e Fakultetit Ekonomik, Fitesa Asllani Ibrahimi, njëherazi pjesë e Filatelisë së Postës së Kosovës.

Dhurata përmbante pullat postare komerciale në pronësi të Kolegjit AAB, të cilat kanë vlerë historike dhe kulturore për Republikën e Kosovës.

Rektori shprehu mirënjohje për kontributin dhe dhuratën domethënëse nga studentja, në emër të Kolegjit AAB.

Share: