Përveç takimit dhe fjalës së Ambasadores sllovene Minca Benedejçiq, fjalë përkrahjeje për Kosovën tha edhe Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë, Sh.S. znj. Urshka Klakoçar Zupançiq.
Rektori takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Sh.T. z. Glauk Konjufcën, pastaj Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Donika Gërvallën. Ai po ashtu takoi edhe shumë ambasadorë të cilët janë në bashkëpunim të afërt me Kolegjin AAB. Ai takoi Sh.S. znj. Danijela Barishiq, Ambasadore e Kroacisë, Sh.S. znj. Shpresa Jusufi, Ambasadore e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. z. Keisuke Yamanaka, Charge d’Affaires i Japonisë, Sh.T. z. Petrit Malaj, Ambasador i Shqiperisë. Takoi edhe znj. Elvana Shalën, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, por edhe përfaqësues dhe udhëheqës të shumë organizatave qeveritare dhe joqeveritare.
Bashkë me Rektorin Olluri, në këtë ceremoni festive që u mbajt në Prishtinë, ishte edhe Prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim, Venera Llunji.