Rektori i Kolegjit AAB mirëpret në takim kryetarin dhe sekretarin e Komitetit Olimpik të Kosovës

17 Korrik 2024

Rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Blerim Olluri priti në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqin dhe sekretarin z. Besim Alitin, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në fushën e sportit.

Temat kryesore përfshinin angazhimin e studentëve dhe të rinjve në aktivitete të ndryshme sportive, promovimin e sportit në Kosovë dhe organizimin e konferencave për sportin dhe arsimin, si çështje të cilat ndërlidhen në marrëveshjen e dy palëve.

Diskutimi gjithashtu përfshiu mbështetjen për aktivitete të ndryshme sportive të organizuara nga komiteti, aspektet kërkimore akademike të sportit në fsuhën e arsimit, si dhe promovimin e aktiviteteve të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Rektori Olluri shprehu mbështetjen e pakursyer nga ana e Kolegjit AAB në të gjitha përpjekjet e tyre. Në takim morën pjesë edhe prorektorja Venera Llunji, dekani i Fakultetit të Sportit Fatmir Pireva dhe koordinatori për çështje akademike Zenel Metaj.

Share: