Një takim është zhvilluar në Zvicër, mes rektorit të Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe drejtorit menaxhues të SWISS UMEF University, z. Djawed Sangdel. Mbështetës për realizimin e këtij takimi ishte z. Tahir Shabani.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve ishte një nga temat kyçe të takimit, duke përfshirë këtu shkëmbimin e studentëve dhe stafit. Edhe bashkëpunimet në fushën e kërkimit shkencor, me fokus në lëminë e turizmit, ekonomisë, biznesit, administratës publike dhe diplomacisë zunë një vend tjetër të veçantë gjatë këtij takimi.
Ndërkohë pritet të shqyrtohen mundësitë e programeve të reja studimore me “Double Degree”, kurse në fillim të vitit 2023, ky bashkëpunim do të formalizohet me marrëveshje zyrtare.