Revista prestigjioze “Education Research International”, publikon studimin e profesoreshës Lirika Bërdynaj-Syla

25 Janar 2023
“Perspectives of Primary Teachers, Students, and Parents on Homework”

Artikulli “Perspektiva e mësuesve të shkollave fillore, nxënësve dhe prindërve mbi detyrat e shtëpisë”, që është një studim i realizuar nga Prof. Ass. Dr. Lirika Bërdynaj-Syla, nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, është botuar nga revista e njohur Education Research International, që është indeksuar në Scopus dhe Web of Science.

Hulumtimi shqyrton përvojat e mësuesve, nxënësve dhe prindërve për qëllimin e detyrave të shtëpisë dhe rolin e informatës kthyese në këto detyra.

Konkludimi dhe rekomandimi i këtij hulumtimi thotë se detyrat e shtëpisë duhet të udhëhiqen nga një politikë e qartë, e formuar nga politikbërësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Sistemi arsimor duhet t’i vendos detyrat e shtëpisë brenda kornizës së një politike për detyrat e shtëpisë, e cila artikulon qartë pritshmëritë, udhëzimet dhe këshillat e dobishme.

Artikullin e plotë të publikuar mund ta lexoni dhe shkarkoni në këto linqe:

https://www.hindawi.com/journals/edri/2023/7669108/

https://doi.org/10.1155/2023/7669108

Share: