Edhe Juridiku, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat Sociale – me qasje të plotë në 15 revistat më prestigjioze në botë

20 Tetor 2025

Për të mbështetur procesin mësimor dhe kërkimin shkencor të studentëve të masterit, të stafit akademik dhe lexuesve të tjerë, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, kanë siguruar qasje të plotë në të gjitha numrat e 15 revistave më prestigjioze në botë, të botuara gjatë pesë viteve të fundit.

Këto revista shkencore të publikuara nga shtëpitë më të njohura botuese si Elsevier dhe Taylor & Francis, përfaqësojnë burime elitare për literaturën dhe studimet e fundit në fushat përkatëse.

Çdo fakultet ka siguruar nga pesë revista me disa qindra numra dhe disa mijëra artikuj, të cilët janë publikuar në periudhën 2021-2025.

Fjala është për revistat e ranguara në krye të listave në fushat përkatëse në Scopus dhe të cilat ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme studimi dhe njohjeje me të arriturat e fundit inovative dhe shkencore në botë.

Javë më parë këtë e kanë realizuar edhe fakultetet e tjera të Kolegjit AAB, si: ai i Komunikimeve, i Psikologjisë, i Shkencave kompjuterike, të cilët gjithashtu kanë siguruar nga 5 top-revista në fushën e tyre, të publikuar në pesë vitet e fundit.

Kjo është realizuar falë fushatës së ndërmarrë nga Kolegji AAB me moton “5-top revista të pesë viteve të fundit për fakultetet e AAB-së”.

Studentët, por edhe të gjithë lexuesit, do të kenë mundësi t’i lexojnë falas këto revista në Bibliotekën e Kolegjit AAB.


Revistat e Fakultetit Juridik:

Revistat e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja:

Revistat e Fakultetit të Shkencave Sociale:

Share: