“Roli i EULEX-it në sundimin e ligjit në Kosovë”, është prezantimi i fundit i studentëve të Fakultetit të Administratës Publike

23 Janar 2023
Faculty of Public Administration

Projekti “Roli i EULEX-it në sundimin e ligjit në Kosovë” është prezantuar nga studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, në shkollën e lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. Prezantimi u bë në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, pjesë e projektit Erasmus+.

E gjithë tema fokusohej në ndikimin dhe rolin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, në rritjen e efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies.

Share: