Dje në këndin francez të Kolegjit AAB u mbajt aktiviteti i radhës në kuadër të kursit të gjuhës frënge, kurs ky i organizuar nga Aleanca Franceze në Prishtinë. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e ushqimeve dhe pijeve që kanë origjinë nga Franca.
Studentët dhe stafi i Kolegjit AAB të cilët vijojnë mësimin e gjuhës frënge prezantuan ushqime dhe pije të ndryshme të cilat i kishin përgatitur vet, derisa edhe i shijuan pranë këndit.
Ata u shprehën që aktivitetet e tilla që promovojnë kulturën franceze janë të mirëseardhura, pasi që është në interesin e tyre që të kenë sa më shumë informata për kulturën dhe historinë e shtetit francez.