Shënohet Dita e General Data Protection Regulation në kuadër të FSHK

26 Maj 2022

Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe kompanisë “Cybersecurity and Privacy”, më 25 maj u shënua dita e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes të së Dhënave (General Data Protection Regulation).

Kjo rregullore u jep individëve më shumë të drejta mbi përdorimin e të dhënave të tyre personale dhe i mban organizatat përgjegjëse për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre. Në lidhje me këtë rregullore studentët u informuan nga përfaqësuesi i kompanisë “Cybersecurity and Privacy”, Mentor Hoxhaj. Pas ligjëratës e cila kishte të bënte edhe me atë se çfarë duhet të dimë ne, nga studentët e pranishëm u shtruan shumë pyetje.

Share: