Profesori në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Shkëlqim Miftari është ftuar në shkollën verore Radboud Summer School, e cila do mbahet këtë vit akademik në Radboud University, Nijmegen, Holandë, në kuadër të programit ERASMUS +. Me pjesëmarrjen në Radboud Summer School ai do përfitojë njohuri shtesë lidhur me njerën nga fushat e Inteligjencës Artificiale, përmes së cilës është e mundur që softuerët e ndryshëm të bëhen më të saktë në parashikimin e rezultateve në perdorimin e të dhënave dhe algoritmeve ashtu që të imitohet të mësuarit njerëzor.
Ky projekt ёshtё i financuar nga Erasmus +, program i Bashkimit Evropian nё bashkёpunim me Kolegjin AAB dhe Universitetin Radboud nё Holandё. Njohuritë e fituara nga ky trajnim do tё ndihmojnё nё implementimin e algoritmeve të kesaj teknologjie në sistemet e ndryshme tё Kolegjit AAB.