THIRRJE PËR STUDENTË: PROGRAM SHKËMBIMI NË TURQI – ABDULLAH GÜL UNIVERSITY

28 Tetor 2025

Kolegji AAB fton studentët e të gjitha fakulteteve të interesuar të aplikojnë për shkëmbim studentor në Abdullah Gül University (AGU), Turqi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe.

📌 Afati për nominim nga universiteti: deri më 15 nëntor 2025

📌 Afati për aplikim nga studentët: deri më 30 nëntor 2025

Studentët e nominuar do të kontaktohen drejtpërdrejt nga universiteti pritës për detaje rreth procedurës së aplikimit dhe dokumenteve të nevojshme.

🌍 Rreth universitetit:

Abdullah Gül University është renditur për herë të parë ndër 1000 universitetet më të mira në botë, sipas Times Higher Education World University Rankings 2026.

💬 Kërkesat gjuhësore:

Mësimi zhvillohet në gjuhën angleze. Studentët duhet të kenë nivelin B2 të anglishtes (pranohet certifikata nga universiteti).

🎓 Programet e studimit:

AGU ofron shkëmbim për studentët e Fakulteteve:

Arkitekturë, Biznes & Ekonomi, Psikologji, Administrate Publike, Juridik dhe Shkenca Kompjuterike.

🔗 Formulari i nominimit: Kliko këtu për ta plotësuar https://ddei5-0-ctp.trendmicro.com/wis/clicktime/v1/query?url=https%3a%2f%2fforms.gle%2ftTHvd2Ey4HQXJ4Ex7&umid=E4162D7A-40C9-4A06-9A89-F2B32F5713B3&auth=4488490618ab38180941558693e3a9ac77206cc0-93bca579870a68c9c84f78de7fa79ca9ddaa460e

Kjo thirrje nuk është në kuadër të fondeve Erasmus+.

📧 Për çdo pyetje ose paqartësi, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB në email: [email protected] dhe [email protected]

Share: