Shoqata “Down Syndrome Kosova” mban ligjëratë në Kolegjin AAB

24 Mars 2025

Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB organizoi një ligjëratë me rastin e 21 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, ku e ftuar ishte Marigona Sadiku nga Shoqata “Down Syndrome Kosova” (DSK).

Gjatë ligjëratës, Sadiku ndau informacione të vlefshme mbi Sindromën Down, duke trajtuar aspektet zhvillimore dhe shëndetësore, sfidat e lidhura me të, si dhe disa nga keqkuptimet më të zakonshme.

Gjithashtu, Sadiku prezantoi programet e DSK-së në mbështetje të personave me Sindromën Down dhe kampanjat ndërgjegjësuese të shoqatës. Ligjërata u prit me interes nga studentët, të cilët morën pjesë aktivisht përmes pyetjeve dhe diskutimit mbi rëndësinë e avokimit dhe sensibilizimit për gjithëpërfshirje.

Share: