Shoqëria nga niveli bachelor vazhdon edhe në studimet master, nëntë studentët e Fakultetit Juridik ribashkohen për sukseset e radhës

26 Korrik 2024

Jeton Peci, student i diplomuar me notën 10 në nivelin bachelor në Fakultetin Juridik, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij me Kolegjin AAB edhe në nivelin master.

Por këtë rrugëtim ai nuk do ta bëjë i vetëm, pasi me të do jenë edhe një grup prej 8 studentësh të cilët gjithashtu kanë përfunduar nivelin bachelor në këtë fakultet.

Gëzimi, Rita, Euroni, Erlinda, Olta, Blerimi, Tringa dhe Albina janë bashkangjitur me Jetonin në programin master Juridik Civil.

Me Kolegjin AAB shoqëria zgjat gjatë gjithë jetës!

Share: