Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese DAMO nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

16 Korrik 2018

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke i nënshkruar me të gjitha shtëpitë botuese shqiptare, sot në ambientet e këtij kolegji, Shtëpia Botuese AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese DAMO.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit që u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtorit menaxhues të Shtëpisë Botuese DAMO, z. Shefqet Shehu, përfshinë pjesëmarrjen e Shtëpisë Botuese DAMO, në Panairin Vjeshtor të Librit që do të mbahet në fillim të muajit tetor të këtij viti në Kolegjin AAB.

Po ashtu, marrëveshja përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese DAMO në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave të AAB-së (Teatri, amfiteatri, salla të tjera), si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.

Share: