Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese “Tenda” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

27 Gusht 2018

Marrëveshja u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB,
z. Urim Sallauka dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese “Tenda”, z. Fehmi Cakolli.

Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese “Tenda” në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese “Tenda” në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave (Teatrin, amfiteatrin, sallat të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Share: