Shtyhet thirrja për aplikim në Programin Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit

24 Maj 2023
The call for applications for the Executive Education Program in Interior Design and Product Innovation is postponed

Njoftohen të gjithë se është shtyer thirrja për aplikim në Programin Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit deri në datën 31 maj.

Programi Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit është hartuar nga profesorët e Kolegjit AAB, në bashkëpunim me profesorë nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti Politeknik i Milanos, profesionistë nga Shehu Academy dhe ekspertë vendor.

Ky program mbështetet nga USAID Kosovo Compete Activity, ku përfshihet pjesa teorike që do të zbatohet në hapësirat e Kolegjit AAB dhe pjesën praktike që do të realizohet në hapësirat punuese të Shehu Academy.

Për të aplikuar në program, ju lutemi t’i dërgoni dokumentet e nevojshme përmes postës elektronike: [email protected], me subjekt: Aplikim për Programin Ekzekutiv: Emri dhe Mbiemri

Informata të përgjithshme rreth projektit

Programi Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit, është hartuar nga profesorët e Kolegjit AAB, në bashkëpunim me profesorë nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti Politeknik i Milanos, profesionistë nga Shehu Academy dhe ekspertë vendor. Të gjitha palët e përfshira kanë kontribuar duke shpalosur veprimtarinë dhe profesionalizmin e tyre në dizajnin dhe përpunimin e drurit.

Programi përfshin pjesën teorike që do të zbatohet në hapësirat e Kolegjit AAB dhe pjesën praktike që do të realizohet në hapësirat punuese të Shehu Academy. Ky program mbështetet nga USAID Kosovo Compete Activity.

Modulet që do të zhvillohen janë:

  1. Teknikat e vizatimit dhe të skicimit
  2. Cad Cam softëare
  3. Njohuri rreth historisë së mobilieve
  4. Trendet e dizajnit bashkëkohor
  5. Druri dhe nënproduktet e tij
  6. Konstruksionet e mobilieve
  7. Metodat bashkëkohore të përpunimit sipërfaqësor
  8. Makinat dhe veglat për përpunimin e drurit
  9. Siguria në punë dhe
  10. Hyrje në zdrukthëtari

Programi do të finalizohet me një panair virtual me kompani të cilat operojnë në Itali, për t’u njohur me praktikat e tyre të punës dhe inovacionet e fundit në këtë sektor.

Objektivi

Objektivi kryesor i këtij programi është të ngrit kapacitetin e punës praktike të studentëve pjesëmarrës, në mënyrë që ata të jenë më të përgatitur për t’iu përgjigjur me sukses nevojave dhe kërkesave të tregut të punës. Studentët do të kenë mundësi të ndjekin një program inovativ i cili bashkon ekspertizën vendore dhe evropiane duke ofruar mundësi të zhvillimit profesional.

Pjesë e gjeneratës së parë që do të ndjekë këtë program do të jenë 30 (tridhjetë) pjesëmarrës, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) vende janë të rezervuara për studentët që tashmë punojnë në industrinë e përpunimit  të drurit, ndërsa 15 (pesëmbëdhjetë)  vende të tjera janë të rezervuara për studentët e kolegjit AAB dhe të kolegjeve/universiteteve të tjera.

Përfitimet e programit

Pjesëmarrësit në këtë program do të pajisen me certifikatë për realizimin e Programit Ekzekutiv. Studentët që do të ndjekin këtë program do të përjashtohen nga ndjekja e lëndëve të njëjta ose të ngjashme, gjatë regjistrimit të studimeve master në degën e Arkitekturës dhe Arteve të ofruara në Kolegjin AAB.

Meqë programi fokusohet në zhvillimin e tri aftësive kryesore të kandidatit si: gjenerale (prerja, ngjyra, konstruksioni etj.), teknologjike (ilustrimi, procesi mekanik) dhe ato organizative, pas përfundimit të programit kandidatët do të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur në fushën e industrisë së drurit nga dizajnimi i produktit deri tek prodhimi, duke përdorur makineri dhe softuer të ndryshëm.

Kohëzgjatja e programit

Kohëzgjatja e programit do të jetë si në vijim: pjesa e parë ku do të zbatohet pjesa akademike e programit me profesorë të Kolegjit AAB, Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Milanos, do të zgjasë minimumi 8 (tetë) javë,  si dhe 8 (tetë) javë të tjera ku do të zbatohet pjesa praktike e programit në Shehu Grup.

Kushtet dhe kriteret e aplikimit

Të drejtë aplikimi në këtë program kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin universitar e kanë përfunduar në fushën e Dizajnit apo janë të punësuar në këtë fushë.

Në këtë modul mund të pranohen edhe kandidatë nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.

  1. Kandidatët nga akademia të cilët kanë të përfunduar studimet bachelor apo ndjekin studimet në njërën nga këto drejtime, po ashtu edhe kandidatët që janë të punësuar në ndonjë studio projektuese që kanë së paku dy vite përvojë pune në:

Arkitekturë, Interier, Dizajn industrial, Dizajn të mobilieve, Dizajn të integruar dhe të ngjashme.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve për programin në përpunimin e drurit do të bëhet sipas kritereve si në vijim:

  1. Për kandidatët nga akademia:
  2. Nota mesatare;
  3. Dëshmia që janë të angazhuar në studio projektuese më së paku 2 vite.
  4. Për kandidatët nga industria:
  5. Dëshmia/pëlqimi nga punëdhënësi që vërteton që kandidati lirohet nga puna, në orarin e mbajtjes së trajnimit, përgjatë tërë kohëzgjatjes së programit;
  6. Të jetë i punësuar në industri më së paku 2 vite

Të drejtë pranimi, kanë kandidatët që i plotësojnë kushtet. Kush vjen i pari, regjistrohet i pari.

Inkurajohen kandidatët nga fusha e industrisë së drurit që të aplikojnë.

Përgjegjësitë

Kandidatët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të ndjekin të gjitha modulet.

Nëse kandidati në vlerësimin orientues tregon sukses në njërën nga modulet atëherë nga bartësi i lëndës mund të lirohet nga vijimi i rregullt i ligjëratave dhe mund të angazhohet si asistent tutor në modulin e caktuar (në baza vullnetare).

Certifikimi bazohet në modulet që do të vijojnë, brenda kompetencave të ligjëruesit dhe programit mësimor.

Kosto e programit

Tarifa e caktuar për ndjekjen e këtij programi do të jetë në shumë prej 500 euro. Kjo kosto përfshin të gjitha shpenzimet në kuadër të programit, përfshirë ligjëratat teorike, punën praktike dhe pjesëmarrjen në panairin virtual me kompani në Itali.

Forma e aplikimit

Për të aplikuar në program, ju lutemi t’i dërgoni dokumentet e nevojshme përmes postes elektronike: [email protected] me subjekt: Aplikim për Programin Ekzekutiv: Emri dhe mbiemri

  1. Për kandidatët nga akademia:

CV, transkripti i notave apo diploma universitare, vërtetimi i përvojës së punës (nëse ka) që dëshmon angazhimin në studio projektuese më së paku 2 vite.

CV, vërtetimi i përvojës së punës që dëshmon angazhimin në ndonjërën nga industritë përkatëse më së paku 2 vite.

Share: