Šiaulių Valstybinė Kolegija në Lituani hap thirrje për shkëmbim studentor

29 Maj 2025

Është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim studentor, në kuadër të programit Erasmus+ në Šiaulių Valstybinė Kolegija në Lituani, për semestrin e vjeshtës të vitit akademik 2025-2026.

Në këtë shkëmbim studentor mund të aplikojnë dy studentë nga drejtimet: biznes, menaxhim, shkenca mjekësore, që plotësojnë këto kritere:

-Të jenë studentë me kohë të plotë në Kolegjin AAB

-Të jenë të regjistruar në semestrin e 2’të deri në të 5’tin

-Të ketë njohuri të gjuhës angleze; minimum niveli B2

-Të ketë sukses akademik: nota mesatare 8.5 ose më lart

Studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursë Erasmus+ që përfshin:

4,000 EUR (800 EUR/muaj për 5 muaj)

275 EUR për shpenzime udhëtimi

Lëndët për studentët Erasmus+ mund t’i shihni në: https://www.svako.lt/en/international-relations/erasmus-plus/courses-for-incoming-students

Të gjitha lëndët në listë janë përfundimtare dhe nuk do të ndryshohen. Afati për aplikim është i hapur deri më 31 maj 2025. 

Share: