Skenaristi i njohur Lucien Czuga mban ligjëratë për studentët e Fakultetit të Arteve

16 Maj 2025

Për të folur rreth filmave, skenareve dhe shumë tema tjera me rëndësi në fushën e artit, skenaristi i njohur Lucien Czuga ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Arteve.

Ligjërata u fokusua në procesin e një adaptimi kinematografik, ndërsa Czuga ndau disa detaje nga përvoja e tij shumë vjeçare si bestseller në Luksemburg (300 mijë kopje të shitura), falë serialit të tij komik “Superjhemp”.

Studentët dëgjuan me vemëndje të madhe ligjëratën nga Czuga ndërsa u informuan për praktika dhe këshilla të vlefshme në fushën kinematografike.

Share: