Kolegji AAB ishte angazhuar përmes Shkollës Përgatitore për Test të Maturës që të përgatisë mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, organizuar prej datës 10 qershor 2022. Me një pjesëmarrje rekorde në të tre kampuset e Kolegjit AAB në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, maturantët përfituan nga kjo mundësi duke bërë përsëritjë të materialit mësimor të të gjitha viteve të shkollimit të mesëm, me çka edhe do të sfidohen në testin e matures.
Dhjetëra arsimtarë nga më të mirët e shkollave të mesme shprehin besimin se të gjithë vijuesit e këtyre kurseve do t’ ia dalin me sukses të përfundojnë testin e maturës. Ndërsa, të lumtur dhe plot entuziazëm maturantët nuk hezitojnë të shprehin edhe gëzimin e tyre që në tetor do të rikthehen sërish në Kolegjin AAB për të nisur vitin akademik si student.
Ju mirëpresim që stresin dhe suksesin e këtyre ditëve ta kurorëzoni duke ju bashkuar shkollimit universitar në Kolegjin AAB.