Valon Nushi, specialist i stomatologjië forenzike ka mbajtur ligjëratë me studentët nga Fakulteti i Stomatologjisë në Kolegjin AAB, me ftesë të profesorit Naim Uka në kuadër të lëndës “Mjekësi Ligjore”.
Përmes kësaj ligjërate Nushi ofroi të dhëna tejet interesante dhe të rëndësishme për studentët, në lidhje me përmbajtjen dhe rëndësinë e stomatologjisë ligjore, në kuadër të analizimit dhe interpretimit të gjetjeve mjekoligjore dhe para së gjithash rëndësinë e saj në klasifikimin e dëmtimeve trupore në procedurën penale dhe civile.
Pas ligjëratës u zhvillua edhe një ushtrim praktik nga Nushi, ku studentët demonstruan njohuritë e fituara gjatë studimeve në Kolegjin AAB.