Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik diskuton rreth adoptimit dhe integrimit të Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

15 Maj 2024

Në një takim të organizuar nga dekanati i Fakultetit Ekonomik në koordinim me Zyrën e Cilësisë të Kolegjit AAB, stafi akademik është mbledhur për të diskutuar rreth adoptimit dhe integrimit të inteligjencës artificiale në procesin mësimor.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë dhënë idetë dhe përvojat e tyre se si e shohin aspektin e integrimit të kësaj teknologjie në një institucion arsimor.

Secili nga ta ka bërë propozimet dhe rekomandimet se në çfarë raste përdorimi i inteligjencës artificiale mund të shërbejë pozitivisht për dy anët, si dhe ndikimin që sjell në jetën studentore bazuar në përshtypjet e studentëve.

Ndër të tjera është paraparë edhe krijimi i një udhëzuesi që ndërlidhet me inteligjencën artificiale, mënyrat e përdorimit, hapat që duhet ndjekur nga institucioni dhe kriteret që duhet pasur parasysh.

Share: