Stafi dhe studentët e AAB-së të ftuar në 25 vjetorin e organizatës Play International

20 Qershor 2024

Një nga partnerët e Kolegjit AAB, organizata Play International ka shënuar 25 vjetorin, ku të ftuar ishin prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, profesori Besim Gashi dhe studentët tanë.

Ndër vite Kolegji AAB dhe organizata Play International kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Qëllimet e dy palëve vazhdojnë të mbeten arsimi gjithëpërfshirës, përkrahja e barazisë gjinore, fuqizimi i të rinjve në Kosovë pa dallim gjinie, përkatësie etnike ose statusi socio-ekonomik.

Share: