Stafi dhe studentët e Kolegjit AAB vizitojnë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

12 Tetor 2022

Në kuadër të marrëveshjes bashkëpunuese mes Kolegjit AAB dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, stafi dhe studentë nga Fakulteti Ekonomik të Kolegjit AAB kanë vizituar universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, derisa u pritën nga rektori prof. Armand Krasniqi dhe pjesa tjetër e stafit.Thellimi i bashkëpunimit, përfshirë këtu punimet shkencore në revista të indeksuara në SCOPUS dhe platforma tjera të rekomanduara, trajnime të stafit akademik, tryeza të stafit akademik e menaxherial dhe bashkëpunimet ndërmjet dy qendrave të karrierës, ishin disa nga pikat kryesore që u diskutuan në këtë vizitë.Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, tha se ishte kënaqësi të mirëpres stafin bashkë me studentët nga Kolegji AAB, kurse Prorektorja për Bashkëpunim e Kolegjit AAB, Venera Llunji, theksoi se vazhdojnë të jenë të hapur për bashkëpunim dhe aktivitete që kontribuojnë në të mirë të studentëve.Si shenjë falënderimi dhe mirënjohje, Shtëpia Botuese AAB dhuroi dhjetëra titujsh të librave për universitetin “Haxhi Zeka”.

Share: