Stafi i Fakultetit të Administratës Publike ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore në kuadër të projektit të financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF)

11 Tetor 2024

Konferenca, me temën “Eksplorimi i dimensioneve të menaxhimit publik, politikave dhe administratës nëpër sektorë të ndryshëm”, u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe përfshiu bashkëpunimin e 6 institucioneve të arsimit të lartë nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë Kolegjin AAB, Universitetin e Vlorës, Universitetin e Sarajevës, Universitetin e Beogradit dhe Fakultetin e Studimeve Administrative dhe Evropiane nga Mali i Zi. Gjatë konferencës, profesoresha e Fakultetit të Administratës Publike, Albulena Brestovci, mori pjesë si hulumtuese, ndërsa Dekani Vrullim Buja dhe profesorët Xhemazie Ibraimi dhe Blinera Veliu prezantuan punimet e tyre shkencore. Po ashtu, profesori Mentor Borovci nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues i industrisë dhe Zyrës Ligjore, kontribuoi me ekspertizën e tij, ndërsa profesori Donik Sallova ishte anëtar i komitetit shkencor.

Konferenca, që shënon edhe përfundimin e suksesshëm të projektit, ofroi një platformë ndërdisiplinore për të diskutuar çështjet kritike të administratës publike, qeverisjes efektive dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke promovuar shkëmbimin e përvojave dhe dialogun konstruktiv midis profesionistëve dhe akademikëve nga rajoni.

Share: