Nga data 7 deri më 11 korrik 2025, përfaqësues të Kolegjit AAB morën pjesë në “Erasmus International Week” të mbajtur në Universitetin Aurel Vlaicu në Arad, Rumani.
Kolegji u përfaqësua nga Prof. Arbërore Bicaj, Prof. Ganimete Ismajli, si dhe Arta Musollaj dhe Bleonë Brestovci nga Zyra për Projekte.
Gjatë javës, stafi ishte pjesëmarrës në punëtori dhe sesione mbi tema akademike e kulturore, ndërsa prezantuan Kolegjin AAB para një audience ndërkombëtare, ndanë përvoja me kolegë nga vende të ndryshme dhe u angazhuan në ngjarje rrjetëzimi. Takimet dhe diskutimet gjatë programit u fokusuan gjithashtu në identifikimin e mundësive për bashkëpunime të ardhshme ndërinstitucionale, krahas aktiviteteve gjuhësore dhe kulturore.