Stafi i Zyrës së Projekteve të Kolegjit AAB Erëza Mehmeti dhe Arta Musollaj, kanë marrë pjesë në IDEAL Training Week, që u mbajt nga Universiteti Caen në Francë.
Qëllimi i kësaj jave ishte diskutimi mbi projektin IDEAL, i dorëzuar në thirrjen e fundit për projektet Erasmus+ CBHE, si dhe ofrimi i trajnimeve për përdorimin e mjeteve digjitale në mësimdhënie.
Gjatë vizitës, stafi i AAB realizoi takime të frytshme me stafin e Zyrës së Projekteve të UNICAEN, me udhëheqësen e Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe ndërvepruan me akademikë nga institucioni nikoqir.
Zyrtarja Erëza Mehmeti organizoi një aktivitet me stafin e UNICAEN për të demonstruar përdorimin e lojërave si metodë bashkëkohore në procesin mësimor.
Në këtë javë trajnimi morën pjesë përfaqësues të konsorciumit të projektit IDEAL nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, si dhe përfaqësues online nga University of Valladolid në Spanjë dhe KREN nga Kosova.
Kolegji AAB vazhdon të angazhohet në projekte ndërkombëtare që fuqizojnë inovacionin në arsimin e lartë.