Stafi i Kolegjit AAB viziton zyren e Kosovo Erasmus+, diskutohet për bashkëpunime të reja

10 Nëntor 2022

Rektori i Kolegjit AAB Bujar Demjaha, bashkë me prorektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji, kanë vizituar zyret e Kosovo Erasmus+. Gjatë kësaj vizite u diskutua në lidhje me planet e radhës të programit Erasmus+, ku në qendër janë idetë dhe mundësitë e reja për zhvillim në institucionet arsimore, si Kolegji AAB.

Nga Erasmus+, u shprehën tejet të lumtur për vizita të tilla pasi që mundësojnë diskutimin për projektet e radhës dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Share: