Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim, Venera Llunji dhe Dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Vrullim Buja, u takuan me zv.ministrin e Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra.
Qellimi i takimit ishte mundësia e përfshirjes së Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB në Asosciacionin Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve për Administratë (International Association of Schools and Institutes of Administration/IASIA) me seli në Bruksel, përmes programeve në nivele të ndryshme studimi.
Po ashtu u fol edhe për mundësinë e botimeve të punimeve shkencore në revistë prestigjioze IRAS, revistë kjo që është themeluar që në vitin 1927.
U bisedua edhe për task forcën për standarde të ekselencës në edukim dhe trajnim në administratë publike i themeluar nga OKB, Departamenti Ekonomik dhe i Çështjeve Sociale, si një udhërrëfyes për plotësim të standardeve të kërkuara pë zhvillim të programeve dhe trajnimeve që lidhen me administratën publike.
Zv.Ministri Dobra i njoftoi prorektoren Llunji dhe dekanin Buja për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “KosovaPAR2024” e cila do të mbahet nga 25-27 shtator 2024 në Prishtinë dhe u pajtuan që Fakulteti i Administratës Publike të marrë pjesë me një panel duke e dhënë kontributin e kërkuar në këtë konferencë.