Për një javë në Fakultetin e Stomatologjisë të Kolegjit AAB kanë qëndruar 12 stomatologë nga Australia, përkatësisht akademia IAADent.
Ata morën ftesë nga dekani i Fakultetit të Stomatologjisë Bleron Azizi, ndërsa zhvilluan takime me profesorët, ligjërata me studentët, trajnime dhe konsulta me pacientë etj.
Gjithashtu, ekipi i stomatologëve udhëhequr nga Kenneth Lee u mirëprit në takim nga rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, ku u vlerësua lart bashkëpunimi me IAADent.
Me këtë rast rektori Olluri ndau mirënjohje për bashkëpunimin dhe kontributin e akademisë në Fakultetin e Stomatologjisë.