Profesoresha nga Western Carolina University Katerina Spasovska, e cila ka qëndruar tre muaj në Kolegjin AAB në kuadër të bursës prestigjioze Fulbright, ka vlerësuar punën dhe angazhimin e njërit prej studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, programi Gazetari.
Storia e studentit Resul Maxhuni është publikuar në portfolion e profesoreshës Spasovska, e cila kishte të bënte me Panairin e Shkencës dhe Kulturës në Gjimnazin “Eqrem Çabej”. Kjo platformë botimi është krijuar për studentët që marrin pjesë në klasa raportimi dhe funksionon si një medium i njohur studentor, me mbi 2000 histori të publikuara nga e gjithë bota.
Përzgjedhja e kësaj storie është një nga pasqyrimet më reale të aftësive dhe angazhimit në fushën e gazetarisë që kanë studentët e Kolegjit AAB, të cilën e ka pohuar edhe profesoresha Spasovska. Ajo është është ndarë mjaft e kënaqur me studentët e këtij fakulteti, ndërsa tha se ka zgjedhur Kosovën dhe Kolegjin AAB për shkak të njohurive paraprake që ka pasur rreth tyre.
Për më shumë informata mund të vizitoni faqen: https://katerinaspasovska.wordpress.com/2024/05/30/panairi-i-shkences-dhe-kultures-ne-gjimnazin-eqrem-cabej-shkelqimi-i-kreativitetit-dhe-inovacionit-nxenesor/