Student, bursist dhe tani profesor i suksesshëm – Betim Hyseni përfundon studimet në nivelin master në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit

12 Korrik 2024

Përputhja e potencialit të studentëve nga Kolegji AAB dhe kërkesave të tregut të punës vazhdon të jetë në të njëjtën linjë. Storiet që burojnë nga studentët tanë si të punësuar dhe të diplomuar na tregojnë më së miri këtë.

Betim Hyseni, është storia e radhës nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, i cili së fundmi është diplomuar në nivelin master me temën “Ndikimi i lodhjes në disa parametra kinematikë gjatë gjuajtjes për tre pikë në basketboll”.

Nga komisioni Betimi u vlerësua me notën 10, ndërsa u përgëzua për temën e zgjedhur dhe angazhimin e tij si student në nivelin bachelor dhe master.

Gjatë kohës së studimeve Betimi kishte fituar bursën për një semestër në Masaryk University në Çeki. Kjo shërbeu si përvojë e paharrueshme për të, gjatë së cilës shënoi rezultate të dalluara. Kurse tani ai është i punësuar si profesor i Edukatës Fizike në American School of Kosova.

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, posedon infrastrukturën më moderne për zhvillim të ligjëratave. Metodat dhe praktikat bashkëkohore që aplikohen në këtë fakultet janë katalizatori më efektiv për cilësi në jetën akademike.

Share: