Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, morën pjesë në kursin e organizuar në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” në Maqedoninë e Veriut.
Ky kurs është pjesë e programit studimor dhe ka për qëllim aftësimin e studentëve për zbatimin e praktikave edukative dhe stërvitore në sportin e skijimit.
Kursi u zhvillua nën përkujdesjen e bartësit të lëndës, Prof. Zenel Metaj, si dhe me angazhimin e profesorëve Besim Gashi dhe Shkëlzen Shala.
Gjatë kursit u organizuan edhe orë të përbashkëta me studentët e Universitetit “Nënë Tereza” nga Shkupi, nga programi Sport dhe Shkenca Sportive. Ky bashkëpunim shërbeu si një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash, për kohë rekreative së bashku, si dhe për thellimin e njohurive rreth sportit të skijimit, teknikave të ndryshme dhe specifikave të tyre.


