Krahas aktiviteteve të shumta sportive me rezultate të shkëlqyeshme brenda e jashtë vendit, studentët dhe stafi i Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB, vazhdojnë të sfidohen edhe me aktivitete në sporte më të vështira.
Me rastin e shënimit të ditës së themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, 23 qershorit, Fakulteti i Kulturës Fizikei Kolegjit AAB, organizoi ngjitjen në Majen e Lubetenit.
Në këtë aktivitet, morën pjesë mbi 50 studentë dhe profesorë të këtij fakulteti, por edhe studentë dhe staf i fakulteteve të tjera të AAB-së. Maja e Lubotenit, me një lartësi mbidetare prej afër 2500 metrash, ndonëse një prej terreneve më të vështira për ngjitje, megjithatë u “pushtua” nga studentët dhe stafi i AAB-së, sepse të gjithë arritën të ngjiten me sukses.
Ky aktivitet tashmë është shndërruar në tradicional, ndërsa organizohet gjithmonë me 23 qershor.