Në kuadër të Javës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB organizoi aktivitete të ndryshme me nxënësit e tre niveleve të shkollës “The British School of Kosova”.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nxënësit mësuan nga studentët e Fakultetit Ekonomik dhe nga profesorët objektivat e teknologjisë për t’i bërë gjërat më të lehta në jetën tonë të përditshme.
Inovacioni dhe zhvillimet teknologjike po ndryshojnë jetën e njeriut dhe me këtë fakt edhe nxënësit e rinj duhet punuar që Kosova të ketë një teknologji inovative e cila i konkurron atyre botërore, u theksua me këtë rast.
Nxënësit e shkollës BSK gjithashtu shpalosën idetë dhe punën e tyre të deritashme në kuadër të lëndëve përkatëse gjatë orëve mësimore.
Kujtojmë se Java Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit në Kolegjin AAB ka filluar me 15 prill dhe do të vazhdojë deri më datë 19 prill.