Qindra studentë të Fakultetit të arteve dhe të Arkitekturës në Kolegjin AAB, ligjëratat e semestrit veror po i gërshetojnë me vizita studimore në vende me rëndësi artistike e arkitektonike, jo vetëm ne Kosovë por edhe në vende të ndryshme të rajonit.
E tillë ishtë edhe vizita e realizuar në Tiranë, ku studentët e Kolegjit AAB të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre vizituan vende të rëndësishme me qëllim ndërlidhjen dhe konkretizimin e temave respektive nga planprogramet studimore.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të shohin nga afër: Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, Galerinë Kombëtare të Arteve, Hotelet Sheraton dhe Rogner, Shopping Qendrat dhe butiqe të prodhuesve me emër.
Studentët u përfituan jashtëzakonisht shumë nga kjo vizitë duke analizuar secili nga këndvështrimi i vet vlerat artistike e arkitektonike të këtyre institucioneve të rëndësishme, ndërsa agjenda e vizitave në vende të tilla të rëndësishme do të zgjerohet dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.