Studentët e AAB’së nisin realizimin e podcastit – Hapësira e re për dialog dhe debat

28 Maj 2025

Me mbështetjen e dekanatit dhe profesorëve, studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv nga programet Gazetari dhe Produksion, sot kanë filluar realizimin e podcastit “AAB STUDENTS”.

Ky podcast do shërbej si hapësirë për mendim kritik, debat, dialog me të ftuar dhe diskutime të ndryshme.

Të ftuarit do jenë nga fusha të ndryshme të jetës, që do sjellin copëza nga jeta e tyre për tema me interes shoqëror.

Përmes organizimeve të tilla AAB synon të fuqizojë studentët si krijues të përmbajtjeve dhe të kenë hapësirat për të kontribuar në diskursin publik.

Share: