Studentët e Fakulteti Ekonomik  diskutuan për sfidat e Kosovës drejt rrugëtimit të liberalizimit të vizave

16 Janar 2019

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të organizuar nga Klubi i Ekonomistëve të Rinj të Kolegjit AAB, studentët e Fakultetit Ekonomik zvilluan debat në temën “Sfidat e Kosovës drejt rrugëtimit të liberalizimit të vizave”.

Qëllimi i organizimit të këtij debati ishte avancimi i njohurive të studentëve për vendet e BE-së dhe pikëpamjet e tyre për rrugëtimin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave. Me këtë rast studentët të cilët përfaqësuan shtetet e Bashkimit Evropian debatuan për shkaqet, pasojat dhe mundësitë e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Sipas studentëve pjesëmarrës dhe nga hulumtimet e bëra gjatë periudhës së përgatitjes së këtij debati, studentët argumentuan se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për liberalizim të vizave dhe se BE me vendet anëtare të saj duhet t’ u mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë.

Pjesëmarrës me rekomandimet e tyre gjatë këtij debati ishin edhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, prof. Shaip Bytyqi si dhe prof. Rrezarta Gashi.

Share: