Studentët e Fakultetit Ekonomik diskutojnë gjetjet e “Rolit të inteligjencës artificiale në shkrimin e punimeve shkencore”

27 Dhjetor 2023
Students of the Faculty of Economics discuss the findings of "The role of artificial intelligence in writing scientific papers"

Studentët e Fakultetit Ekonomik nga programi Kontabilitet dhe Auditim kanë diskutuar një nga temat më të rëndësishme që ka të bëjë me “Rolin e inteligjencës artificiale në shkrimin e punimeve shkencore”, duke njohur edhe më detajisht sfidat që hasin ata bashkë me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë.

Qellimi i diskutimit ishte të shkëmbehen pikëpamjet rreth impaktit të inteligjencës artificiale në procesin e shkrimit të punimeve shkencore në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Studentët janë angazhuar në analiza të mënyrave se si inteligjenca artificiale me theks të veçantë ChatGPT, mund të ndikojë në kualitetin e punimeve të tyre shkencore dhe temave të masterit.

Pikat e analizës dhe diskutimit me studentët ishin: asistenca në shkrimin e përgjithshëm dhe strukturën e punimeve, automatizimi i analizës së të dhënave, zbulimi i trendeve dhe analiza e literaturës, vëzhgimi i sintaksës dhe korrektimi i gjuhës shqipe

Diskutimet kanë sjellur në përfundim se përdorimi i inteligjencës artificiale mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si studentët përgatisin dhe shkruajnë punimet e tyre shkencore. Në fund është folur për formën e hartimit të një udhëzuesi, për mundësitë dhe limitet e përdorimit të inteligjencës artificiale në këto punime.

Share: