Studentët e Fakultetit Ekonomik realizojnë suksesshëm punëtorinë e radhës në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Furnizimit Zinxhiror”

3 Maj 2024

Studentët e nivelit master nga Fakulteti Ekonomik programi “Marketing dhe Menaxhim biznesi” nën drejtimin e profesoreshës Fëllënzë Pula, kanë realizuar suksesshëm punëtorinë e radhës në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Furnizimit Zinxhiror”.

Në këtë punëtori morën pjesë 5 grupe me 22 studentë, ndërsa përfaqësuesit ishin: Majlinda Selmani, Kushtrim Fetahi, Diana Belegu, Krenare Kastrati dhe Bardha Abdullahu.

Temat e grupeve të studentëve ishin: Menaxhimi i depos dhe digjitalizimi; Procesi i nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve të zallit dhe gurëve; Menaxhimi i ciklit të jetës së produktit – verës; Menaxhimi i furnizimit zinxhiror; Distribucioni në menaxhimin e furnizimit zinxhiror.

Share: