Studentët e Fakultetit Juridik fillojnë praktikën në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe degët e saj

12 Qershor 2024

Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB kanë filluar praktikën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, si dhe degët e tjera të saj në komunat e Kosovës.

Në ditën e parë të praktikës studentët u shoqëruan nga dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj dhe udhëheqësja e Zyrës për Karrierë Jehona Rukovci.

Lecaj, theksoi rëndësinë që kanë këto praktika në formimin profesional të studentëve, ndërsa shtoi se kjo do të jetë një përvojë jashtëzakonisht e dobishme për karrierën e tyre.

Share: